Mickoski: Përveç që ia urova Taravarit rezultatin e mirë, nuk kam komunikim tjetër me opozitën, i presim rezultatet e 8 majit
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se si parti kanë ambicie për të arritur 61 deputetë në zgjedhjet e 8 majit, përcjellë TV21. Mickoski thotë se nuk ka pasur asnjë lloj komunikimi me opozitën shqiptare përveç telefonatës ku i ka uruar Arben Taravarit për rezultatet nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale.
“Përveç adresimeve dhe mesazheve publike, tjetër tip të komunikimit nuk kemi pasur me askënd. Unë e informova publikun për atë që kisha ta informojë. Kjo është biseda ime telefonike me z.Arben Taravarin, të cilit i urova për rezultatin në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. As që më bie ndërmend të flas për zgjidhje të kuadrove deri sa nuk kalon 8 maji, deri sa nuk shihen rezultatet dhe numrat”, tha Mickoski./tv21.tv