BallinaMaqedoni

Mickoski për shqipen: Do të ketë punësime të reja, gjitha ligjet të respektohen!

Duhet të rriten kapacitetet, sepse secili ligj duhet të respektohet, tha kryeministri Mickoski i pyetur për ministritë që nuk e respektojnë dygjuhësinë në komunikata dhe web faqe. Megjithatë ai u arsyetua se ministrive u mungojnë kapacitetet për zbatimin të këtij ligji. Mickoski tha se në proces janë punësimet e reja për këtë qëllim.

“Duhet të respektohet secili ligj, ligjet janë që të respektohen. Mendoj se duhet të rriten kapacitetet sepse në të kaluarën prodhimi i lajmeve dhe aktivitetet ka qenë dhjetë herë më i ulët dhe ndoshta ka qenë më e lehtë të punohet dhe të arrihet të rezultat për diçka që është në harmoni me ligjin për përdorimin e gjuhëve”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Ai shtoi se aktivitetet e tanishme janë dhjetëfish më të larta nëper ministri në krahasim me të kaluarën, duke siguruar se me punësimet e reja do të arrihet gjithçka të përcjellet deri te mediat siç e parashesh ligji.