Mickoski: Pas një jave pres që vendi të nis negociatat me BE-në
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot në një deklaratë për media ka shprehur optimizëm për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, përcjell TV21.
“Pres që Maqedonia t’i fillojë negociatat me BE për rreth një javë, për shkak se këtë e ka merituar, jo vetëm që ka bërë, përkatësisht nuk janë bërë reforma nga kjo Qeveri, po thjeshtë gjithë atë që e kanë bërë qytetarët e vendit ose Maqedonia e meriton që të ketë fillim të tillë të negociatave”, tha Mickoski.
Mickoski theksoi se se dyshon se kryeministri në largim, Zoran Zaev do të bëjë me Sofjen një marrëveshje të dëmshme për interesat shtetërore.
“Zaev në largim është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re në të cilat do të pranojë pjesërisht ose plotësisht rezolutën e miratuar nga Kuvendi bullgar, nëse nuk gaboj, në nëntor 2019. Marrëveshja e asimilon plotësisht popullin maqedonas dhe paraqet goditje mbi identitetin tonë. Për shkak se ai po largohet, jam i shqetësuar se mund ta bëjë këtë veprim dhe të gjithë do të kemi pasoja”, tha Mickoski.