BallinaMaqedoni

Mickoski: Një kompani amerikane do të investojë në Maqedoni

Pas investimit prej 500 milionë dollarësh të Alcazar Energy në parkun e erës, i cili është më i madhi në rajon dhe investimit të kompanisë gjermano-belge Epsotech Aim në Petrovec prej 20 milionë eurosh, “Wabtech” amerikane do të investojë në Maqedoni, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në rrjetet sociale i cili po qëndron për vizitë në Uashington.

Bëhet fjalë për një kompani që bën pjesë në 500 kompanitë më të mëdha në SHBA, dhe merret me prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore.

“Kam pasur një takim me nënkryetarin ekzekutiv të kompanisë në Uashington, ku u konfirmua dinamika e realizimit të investimit të ri. Më shumë se 100 vende të reja pune, një investim prej 35 milionë euro”, tha Mickoski, duke shtuar se eksportet më të mëdha garantojnë një të ardhme më të mirë.

Paraprakisht nga shërbimi për shtyp qeveritar informuan se vizita e Mickoskit ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në, afirmimin e Maqedonisë si partner stabil dhe promovimin e mundësive ekonomike të vendit tonë tek investitorët amerikanë.