May 6, 2024
Maqedoni

Mickoski: Nëse opozita fiton më 17 tetor, do të ketë edhe shumicë të re parlamentare

Nëse VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet lokale, atëherë do të bëjmë shumicën e re parlamentare. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga Gjorce Petrov, ku ka qëndruar sonte partia opozitare.

“Shpesh flas dhe do ta shfrytëzojë këtë mundësi të përsëris, këto po, janë zgjedhje lokale për komunën dhe Qytetin e Shkupit, por njëkohësisht janë zgjedhje ku vendoset në çfarë shteti dëshirojmë të jetojmë. Fitorja më 17 tetor në rrethin e parë nga opozita e përkrahur nga VMRO nënkupton qeveri të re, nënkupton rënie të kësaj qeverie kriminale mes dy rretheve”, tha Mickoski gjatë promovimit të kandidatit Aleksandar Stojkoski për kryetar të komunës Gjorçe Petrov. /SHENJA/