Maqedoni

Mickoski: Nëntoka e BDI-së dhe LSDM-së bën presion ndaj deputetëve

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas paralajmërimit për rrëzim të Qeverisë, sot tha se deputetët e shumicës që dëshirojnë zgjedhje të parakohshme kanë presion nga grupe që kontrollohen prej LSDM-së dhe BDI-së, përcjell TV21. Mickoski thotë se beson se të njëjtit ma marrë parasysh kërcënimet do të jenë këmbëngulës ndaj qëllimeve të tyre.

“Nuk ka person racional në Kuvend, që ia do të mirën Maqedonisë e që nuk do zgjedhje, por ata grupe gjysmë kriminele që i kontrollon kryesia e lartë e LSDM-së dhe BDI-së dhe që janë pjesë e nëntokës maqedonase, tashmë kanë filluar të krijojnë shtypje ndaj këtyre deputetëve. Jam i bindur se ata do të jenë këmbëngulës sepse lufta për Maqedoninë nuk ka çmim kurse kriminelët një ditë do të pendohen për këtë që e bëjnë”, tha mes tjerash Mickoski sot nga Ohri.