Maqedoni

Mickoski: Me Bullgarinë jemi në luftë të ftohtë

Mickoski: Me Bullgarinë jemi në luftë të ftohtë

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e cilëson si të pritshme përkeqësimin e raporteve me Bullgarinë dhe e vendos në kategorinë e luftës së ftohtë. Ai thotë se ky është rezultat i hapjes së rrugës ndaj të gjitha kërkesave bullgare, gjë të cilën e ka bërë deri tani qeveria.

“Shqetësues është fakti se kjo qeveri përskaj të gjitha lëshimeve për gjithçka që u kërkua prej saj, hoqi dorë dhe firmosu gjithçka në interes të ruajtjes së kolltukëve të tyre. e shohim se pala tjetër edhe përskaj gjithë kësaj hyn në një konflikt të tillë të cilin do ta vendosja në nivelin e luftës së ftohtë mes dy vendeve. Kur njëra palë lëshon pe për gjithçka kurse pala tjetër fiton gjithçka atëherë Bullgaria mendon se e drejtë natyrore e saj është të fitojë gjithçka që kërkon. Për këtë kemi paralajmëruar periudhën e kaluar se nuk duhet të ishte ashtu por për fat të keq kemi analfabetë politik, politikanë kriminel dhe të korruptuar të cilët për të ruajtur pozitat e tyre që të marrin dhe një tender më shumë, janë të gatshëm të gëlltisin gjithçka”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.