Babai bën dua te varri i djalit Dëshmor në Sllupçan (Foto)

Naim Ibrahimi përveç që është një plak i urtë dhe i respektuar në fshatin Sllupçan, është edhe babai i dëshmorit Shenasi Ibrahimi.
Edhe pse në moshë të thyer, ai nuk ka përtuar sot të vizitojë Varrezat e Dëshmorëve dhe të bëjë lutje për ta, në mesin e të cilëve është edhe biri i tij, Shenasi Ibrahimi.
Ai është shoqëruar edhe nga i biri, Abdul Ibrahimi.

– Kontributi i Shenasi Ibrahimit gjatë luftës si komandant –

Me emërimin e Shenasiut si komandant, puna dhe vullneti i tij do të rritet edhe më shumë. Trimëria e tij ishte vërejtur edhe më parë dhe për këtë e panë të arsyeshme që ky të vazhdoj misionin e tij me një gradë më të lartë. Si komandant ai dha kontribut të madh në aktivizimin e gjithë ushtarëve të tij, ku i udhëheqi shumë mirë, dhe ata nën udhëheqjen e tij çdoherë ishin të gatshëm për çdo punë. Ushtarët e tij sëbashku me Shenasiun ishin në pikën e parë të frontit. Përveç ushtrimeve, nuk mungonin edhe këshillat e Shanasiut për ushtarët e tij. Ata ishin të përgatitur si fizikisht ashtu edhe shpirtërisht. Ishin të mësuar nga komandanti i tyre për kurajo dhe besnikëri. Kontributi i Shenasiut nuk shkoi kot sepse luftëtarët e tij ishin luftëtar të dalluar.
Disa nga ushtarët e tij ishin: Bekimi, Suati, Sevdaili, Bela, Atullau, etj.