May 5, 2024
Maqedoni

Mickoski: Kur të thotë Zaevi se BE-në do të sjell në shtet, populli saktë e dinë se nuk e flet të vërtetën

Në tubimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së në komunën e Butelit, lideri i partisë, Hristian Mickoski e akuzoi Zoran Zaevin se pesë vite po premton hyrje në Bashkimin Evropian.

“Dhe kur Zaevi të thotë se Bashkimin Evropian do të sjell në shtet, populli saktë e dinë se nuk e flet të vërtetën, pasi këtë e flet pesë vite me radhë dhe BE-ja është gjithnjë e më larg vendit”, deklaroi Mickoski.
Lideri i VMRO-DPMNE-së shtoi se BE-ja nuk dëshiron të ulet në të njëjtën tavolinë me Zaevin, për shkak të krimit, aferave dhe skandaleve të tij.