Maqedoni

Mickoski kërkon zgjedhje të parakohshme: Nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese

Lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski sërish bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai nuk beson se Qeveria do të mbledhë shumicën e nevojshme për amendamentet kushtetuese, për të cilat, siç tha ai, qëndrimi i partisë së tij nuk ka ndryshuar.

“Qëndrimi është se ky parlament nuk ka mandat për të ndryshuar Kushtetutën sepse as opozita nuk ka marrë pjesë në krijimin e asaj marrëveshjeje, aq më pak që opozita nuk është pajtuar me atë marrëveshje dhe as nuk u ka premtuar qytetarëve se do të ketë ndryshime kushtetuese. Kërkojmë që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjithë të dalim me zgjidhjen e problemit që solli qeveria e aktuale”, deklaroi Mickoski.