BallinaMaqedoni

Mickoski kërkon falje nga qytetarët për praninë e shtuar të policisë dhe kontrollet shtesë: Do të zbardhen raste fatale, vrasje

Kryeministri Hristijan Mickoski ka kërkuar falje nga qytetarët për praninë e shtuar të forcave policore dhe shtimin e kontrolleve në pikat kufitare, pas aksioneve të policisë që po vazhdojnë që nga mbrëmja e djeshme, përcjell TV21. Mickoski thotë se me këto aksione po përpiqen të zbardhin vrasje që kanë ndodhur në të kaluarën.

“E shfrytëzoj këtë rast që t’u kërkojë falje të gjithë qytetarëve, të kërkoj falje që kanë qenë dëshmitarë të shqetësimeve gjatë natës. Nëse kanë pritur pak më shumë se zakonisht, nëse janë shqetësuar nga personat në uniformë, por besoni se kishte dyshime bazë që mund të ishin kontaminuese dhe për këtë duhej të ndodhte ky aksion i policisë. Unë do ta lija që MPB të dalë me informacione të plota, por besoni që shumë raste që kanë ndodhur në të kaluarën, do të zbulohen dhe do të zbardhen, flas për raste fatale, flas për vrasje e kështu me radhë…”, deklaroi Mickoski.