BallinaMaqedoni

Mickoski: Duam zgjidhje me një përfundim të qartë, anëtarësimin e RMV-së në BE

Në margjinat e ditës së parë të të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit” që po zhvillohet në Republikën Federale të Gjermanisë, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski theksoi përshtypjet e takime të shumta me politikanët pjesëmarrës në aktivitet, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë.

Ai e vlerësoi takimin me kancelarin gjerman Olaf Scholz si shumë produktiv dhe konfirmoi se Gjermania mbetet mbështetësja jonë e fortë dhe aktive.

“Mesazhi që më ka mbërritur këtu në Berlin është se Gjermania mbetet mbështetës, aleat dhe partner i fuqishëm ynë në procesin e integrimeve evropiane”, tha Mickoski për “RTVM”, i cili shtoi se të njëjtën mbështetje e kanë riafirmuar edhe liderët e tjerë të qeverive dhe liderët politikë pjesëmarrës në proces.

Mickoski nga Berlini tregoi se para të pranishmëve i ka prezantuar edhe prioritetet e qeverisë.

“Ky ishte një rast i mirë për të prezantuar planet tona në aspektin ekonomik dhe në ambicien tonë për të qenë një udhëkryq në Ballkan, në kuptimin e të qenit një udhëkryq i flukseve energjetike, infrastrukturës rrugore dhe infrastrukturës hekurudhore, sepse si natyrshëm ashtu edhe Gjeografikisht jemi ai kryqëzim i 2 korridoreve të rëndësishme evropiane, Korridorit 8 dhe Korridorit 10”, tha Mickoski.

Në fushën e energjetikës, Mickoski theksoi se qëllimi është që vendi të bëhet plotësisht i pavarur energjetikisht.

Në sferën e proceseve integruese evropiane, Mickoski theksoi qëndrimin e qeverisë se ne kemi shumë, si popull, ashtu edhe si shtet, të dhëna në dekadat e fundit dhe se meritojmë një shans për të nisur proceset pa kushte se ne meritojmë të hapim kapitujt dhe të tregojmë kapacitetet tona se sa shpejt do t’i mbyllim.

“Në të njëjtën kohë, unë mbetem i gatshëm të bisedoj me këdo për të gjetur një zgjidhje që do të nënkuptojë në afat të gjatë një zgjidhje reale me një përfundim të qartë dhe fundi duhet të jetë anëtarësimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha Mickoski nga Berlini.