Maqedoni

Mickoski: do të jem i ashpër me të korruptuarit

Kreu i Alternativës Afrim Gashi tha se koalicioni ka kërkuar mes tjerash edhe postin e kryetarit të Kuvendit por nuk konfirmoi dhe as nuk e hodhi poshtë mundësinë që ai të jetë të krye të ligjvënësit të ardhshëm.

“Për ne ka qenë e rëndësishme që shqiptarët ta vazhdojnë ta ushtrojnë njërin nga tre funksionet në vend dhe natyrisht se për shkak se kryeministri dhe kryetari i shteti dihet kush do të jetë, ne kemi kërkuar që kryetari i parlamentit tu takojë shqiptarëve. Ende marrëveshja nuk është definitive, ne parimisht jemi marrë vesh për disa pozita, është korrekte që të presim këto marrëveshje që i kemi dakorduar me VMRO-në të kalojnë në organet tona partiake…”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Alternativës, VLEN.

Deri në ditën kur të konstituohet Kuvendi, Gashi tha se marrëveshje mes palëve do të jetë konkrete. Mes tjerash, ai tha se negociatat e deritanishme parashohin edhe pozitën e zv/kryeministrit të parë, gjashtë ministra dhe shtatë zv/ministra, që eventualisht do t’i takonin VLEN-it. /Alsat/