Mickoski: BDI-ja duhet që një kohë të kalojë në opozitë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për “Republika” u shpreson se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partia e tij do të fitojë 61 deputetë.
“Në zgjedhjet e ardhshme pres që BDI të befasohen nga numri i votave të fituara. Kjo kryesi e BDI-së është e përfshirë shumë seriozisht në krim. Opsioni ynë është t’i jepet mundësi opozitës shqiptare. BDI-ja duhet që një kohë të kalojë në opozitë, të freskohet me ide të reja”, u shpreh Mickoski.