Mickoski: Ahmeti e Grubi s’do të gjejnë më politikan si Zaevi për t’i ulur në prehër (Video)
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare në muajin mars të vitit të ardhshëm. Në një intervistë për emisionin “Rruga drejt…” që transmetohet sonte në ora 22:00 në Alsat, Mickoski ka thënë se zgjedhje të parakohshme do të kërkojnë edhe vetë partitë që aktualisht mundohen të formojnë shumicën parlamentare.
Lidhur me bashkëpunimin me partitë shqiptare, Mickoski thotë se opsioni i vetëm mbetet opozita shqiptare. Ai shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, partia e tij do të fitojë bindshëm dhe nuk do të mund të kushtëzohet nga BDI-ja për formimin e Qeverisë. Madje, lideri i opozitës maqedonase paralajmëron se në kabinetin e tij qeveritar mund të mos ketë fare përfaqësues nga partia e Ahmetit.
“Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nuk do të kenë politikan si Zoran Zaevi të ulur në prehrin e tyre”, shprehet Mickovski. Televizioni Alsat ka publikuar në rrjetet sociale një VIDEO me disa përgjigje të shkurta nga intervista e Mickoskit të cilin të plotë do ta transmetojë në ora 22:00.
https://fb.watch/9EzBvXO2ZU/11