Maqedoni, polici vret një emigrant, deshi t’ia merr armën

Mëngjesin e sotëm, respektivisht rreth orës 6:20 në Gjevgjeli policia ka gjuajtur me armë një emigrant, i cili ka ndërruar jetë, përcjell TV21. Ngjarja ka ndodhur te Kazerma në Gjevgjelisë, ndërsa rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e SPB-Strumicë, Aleksandra Trajanova.

“Punonjësit e policisë kanë hetuar një automjet pasagjerësh tip “Mercedes”, me drejtues shtetasin K. J. (26) dhe mjetin motorik të pasagjerëve “Ford Focus”, i drejtuar nga S.B. (51), të dy nga Shkupi, në të cilin janë transportuar ilegalisht emigrantë. Automjetet janë ndalur nga punonjësit e policisë, pas së cilës drejtuesit dhe emigrantët kanë tentuar të arratisen ndërsa K.J. ka sulmuar fizikisht një punonjës policie duke tentuar t’i marrë armën. Në të njëjtën kohë, zyrtari policor ka qëlluar nga pistoleta e shërbimit dhe ka goditur njërin nga emigrantët, i cili me automjetin e policisë është transportuar menjëherë në spitalin e Mjekësisë Emergjente ku edhe ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Trajanova.