BallinaMaqedoni

Mexhiti: Të mos meren seriozisht fletarrestet që i ka lëshuar Serbia (Video)

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti vlerëson se nuk duhet të meren seriozisht në të ardhmen fletarrestet që ka lëshuar Serbia ndaj ish ushtarëvë të UÇK-së. Sipas Mexhitit, transmeton portali lideri.mk, rastet e deritanishme kanë treguar që Serbia jep informata të pasakta.
“KY ËSHTË TASHMË VENDIM I TRETË, KA QENË VENDIMI PËR DUGOLIN NË TË KALUARËN, KA QË PËR MORINËN. DHE KJO ËSHTË BËRË TASHMË PRAKTIKË GJYQËSORE, MENDOJ SE PRAKTIKA GJYQËSORE DUHET TË JETË BAZË DHE NE SI SHTET TË VEPROJNË SI TË GJITHA SHTETET E TJERA EVROPIANE. PRA PËR KËTË PERIUDHË SERBIA JEP INFORMATA TË PASAKTA DHE MENDOJ SE NUK DUHET TË MIREN SERIOZOSHT NË TË ARDHMEN”, Thotë IZET MEDJITI, Zv/Kryeministri i PARË DHE MINISTRI I MJEDISIT DHE MJEDISIT.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja thotë se përgjegjësia për arratisjen nga vendi të Blerim Ramadanit duhet të kërkohet te gjykatësi i afërt me BDI-në, që e dërgoi atë në arrest shtëpiak. Ata kërkojnë shkarkimin e gjykatësit Pajazit Pajaziti.

“Kuadrot e LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor e lëshuan Blerim Ramadanin të arratiset. Janë të nevojshme reforma urgjente në gjyqësor. Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSDM-në e lëshoi Blerim Ramadanin në arrest shtëpiak që të arratiset sa më lehtë. Pajazit Pajaziti është gjykatësi i njëjtë që vendosi edhe për sulmin mbi kullën e fluturimit të Aeroportit, edhe për gjykimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin me ryshfet. Gjithmonë kur LSDM-ja dhe BDI-ja kanë interes, këtu është Pajazit Pajaziti. Kërkojmë nga institucionet menjëherë të fillojnë procedurat dhe Pajazit Pajaziti menjëherë të shkarkohet nga detyra e gjykatësit”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE
Sipas LSDM-së, qeveria manipulon, kurse përgjegjësia duhet të kërkohet te ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski.

“Deri sa Mickoski mundohet ta gënjejë opinionin se faji është vetëm te gjykata, mbështetësi i tij i besueshëm Pandov thotë se faji duhet të kërkohet te Ministria e Punëve të Brendshme. Pas shumë skandaleve Mickoski akoma e mbron Toshkovskin i cili demonstroi paaftësi të tmerrshme në periudhën e kaluar. Ministria e Punëve të Brendshme dëshmoi se nuk ka asnjë kontroll mbi të burgosurit dhe asnjë kontroll mbi qetësinë dhe rendin”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Ndërkohë VLEN akuzon BDI-në se është përpjekur të flijojë Blerim Ramadanin për të shkaktuar tensione dhe prishje të raporteve me Kosovën.

“Logjistika kryesore për flijimin e Blerim Ramadanit ishte Islam Abazi i Zajazit, i cili vepronte me urdhër të Ali Ahmetit dhe Blerim Bexhetit. Janë tri akte gjyqësore që vërtetojnë se BDI-ja ka punuar fillimisht që të mos caktohet masa e arrestit shtëpiak, pastaj ajo të anulohet dhe Blerim Ramadani fillimisht të kthehet në burgun hetimor, e më pas të ekstradohet në Serbi. Plani i BDI-së ishte ta përdorte këtë për retorikë nxitëse për të krijuar një revoltë te shqiptarët dhe për të akuzuar koalicionin VLEN”, thanë nga VLEN.

Këshilli Gjyqësor një ditë më parë formoi komision, i cili do ta shqyrtojë veprimin e Gjykatës Penale të Shkupit në lidhje me rastin e arratisjes së ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani nga paraburgimi shtëpiak. Ramadani, muajin e kaluar u arrestua në pikën kufitare Jashincë, pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në Interpol nën dyshimin për krime lufte gjatë luftës së Kosovës 25 vite më parë. Komisioni në Këshillin Gjyqësor u formua për të konstatuar gjendjen faktike pas shkrimeve në media, në të cilat kërkohet llogari nga gjykata për zëvendësimin e masës së paraburgimit efektiv me paraburgim shtëpiak.