BallinaMaqedoni

Mexhiti takoi mërgimtarët: Ju falënderojmë nga zemra për kontributin tuaj!

Zv/kryeministei Izet Mexhiti ka realizuar në Çarshinë e Shkupit me mërgimtarët tanë në vende të ndryshme.

“Ju, jeni pjesë e rëndësishme e jona! Dhe, ne jemi krenarë për çdo sfidë që keni përballuar, dhe për çdo arritje që keni realizuar. Kontributi juaj për vendin tonë është i i jashtëzakonshëm, dhe për këtë ju falënderojmë nga zemra.

Ju sillni me vete jo vetëm historitë dhe përvojat tuaja, por edhe frymën dhe shpirtin e vendit tonë, duke ruajtur kulturën, traditat dhe vlerat që na bashkojnë!

Ju mirëpresim me zemër të hapur dhe me dashuri të madhe, sepse ardhja dhe përkushtimi juaj, janë forca jonë më e madhe!”, tha mes tjerash Mexhiti në takimin me mërgimtarët.

Ai ka bë edhe një postim emocional në Facebook pas takimit, të cilin portali lideri.mk e sjell të plotë në vijim.

“N’ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon,
N’ty mendoj kur soset dita,
Terri botën kur e mblon.”

Kështu e nis poezinë e tij për Atdheun Gjergj Fishta, e qe këto vargje janë pasqyra më e mirë e dashurisë dhe përkushtimit të palëkundur te mergimtareve ndaj Atdheut. Bien e zgjohen, me Atdheun e tyre në mendje e zemër.

Të dashur mërgimtarë,

Sot pata kënaqësinë dhe privilegjin të jem në mesin tuaj. Ju , që ndonëse jeni larg vendit tuaj me trup, por, jeni gjithmonë afër me shpirt. E, ardhja juaj çdo vit, është dëshmi e kësaj dashurie të pashuar, e cila na bën të gjithëve më të pasur dhe më të fortë.

Për mua ishte gëzim i madh, të rri e bisedoj me ju, që çdo ditë mbani gjallë frymën e Atdheut në zemrat tuaja! Me vite keni qëndruar larg, duke punuar dhe sakrifikuar, por lidhja juaj me vendlindjen ka mbetur e pandryshuar. Çdo hap që keni ndërmarrë jashtë vendit, çdo arritje dhe sukses, ju e keni sjellë në vendlindjen tuaj, e ky është një testament, nje përmendore e dashurisë suaj të madhe, për Atdheun. E që neve, që jetojmë këtu, na bën te kuptojmë e të reflektojmë, se si e sa shumë duhet të punojmë për vendin tonë, e si duhet ta duam vendin tonë.

Ju, jeni pjesë e rëndësishme e jona! Dhe, ne jemi krenarë për çdo sfidë që keni përballuar, dhe për çdo arritje që keni realizuar. Kontributi juaj për vendin tonë është i i jashtëzakonshëm, dhe për këtë ju falënderojmë nga zemra.

Ju sillni me vete jo vetëm historitë dhe përvojat tuaja, por edhe frymën dhe shpirtin e vendit tonë, duke ruajtur kulturën, traditat dhe vlerat që na bashkojnë!

Ju mirëpresim me zemër të hapur dhe me dashuri të madhe, sepse ardhja dhe përkushtimi juaj, janë forca jonë më e madhe!