May 15, 2024
Maqedoni

Mexhiti sot mirëpriti në selinë e LD aktivistë nga Dizhoni

Kreu i LD-së, Izet Mexhiti, sot në selinë e partisë ka mirëpritur aktivistë nga lagjja Dizhon të komunës së Çairit.

DIZHONI SI GJITHMONË, HAPËRON FUQISHËM!
Në një atmosferë fantastike, sonte kisha kënaqësinë e veçantë që në seli të takoj aktivin politik të Lëvizjes në një numër shumë të madh, edhe atë vetëm nga një pjesë e lagjes së Dizhonit, pra qendrën e votimit Dizhoni 2
Dizhoni në çdo proces kombëtar ka luajtur rol të jashtëzakonshëm, dhe të njejtën po e bën edhe tani!
Sonte pash një kombinim të rinisë me seniorët, pash një frymë pozitive NDRYSHIMI, që më jep bindjen e thellë se FITORJA është e sigurtë madje ajo do të jetë e THELLË.
Rrugëtimi ynë i sinqertë vazhdon!
NDRYSHIMI PO VJEN, NDRYSHIMI IA VLEN!