May 1, 2024
Maqedoni

Mexhiti siguron pacientët: Terapia në Onkologji është e sigurtë!

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i ka siguruar të gjithë pacientët se që terapia në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, është kualitative dhe i përmbush të gjitha kushtet. Ai apeloi që ky rast të mos keqpërdoret nga politika dhe ju bëri thirrje qytetarëve të mos të manipulohen por t’i besojnë sistemit shëndetësor.

“I siguroj qytetarët e vendit dhe pacientët që terapia që merret në Onkologji është terapi kualitative, terapi që i përmbush të gjitha kushtet. Unë ju garantoj se pacientët e marrin të gjithë terapinë që shkruhet nga ekspertët apo specialistët e lëmisë. Por, dua të apeloj është një herë, mos të keqpërdoret ky rast për politikë ditore, për poena sepse kemi të bëjmë me jëtë njerëzisht. Nëse një pacienti i thua nuk është e sigurt terapia, ai do ta merr në dorë të vetë shëndetin dhe kjo do ta dëmtoje shëndetin e pacientit dhe nuk dëshirojmë të ndodh një gjë e tillë”, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në një intervistë për Alsat.