Maqedoni

Mexhiti: Shkarkimi i Jovevit ska prapavijë politike

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, deklaroi se shkarkimi i profesorit Sashko Jovev nga posti i drejtorit të Kardiologjisë nuk ka prapavijë politike apo tjetër.

“Profesori do të vazhdojë të punojë si punonjës shëndetësor dhe do të jetë më i lirë nga detyrat administrative, do të ketë më shumë kohë për pacientët. Shkarkimi është në drejtim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore”, u shpreh ministri.