BallinaMaqedoni

Mexhiti për dorëheqjen e Dautit: Dramë artificiale për të krijuar heronj brenda natës!

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti për dorëheqjen e Ilire Dautit tha se është një dramë artificiale për të krijuar heronj brenda natës dhe shtoi se, ai funksion i takon Frontit Europian, që siç tha, në rastin më të keq, me të do të udhëhqe Ilir Hasani ose Musa Xhaferi

“Mendoj se tash më dorëheqja është një dramë artificiale për tu krijuar heronj brenda natës. Edhe sikur të dorëhiqet, ia vend i takon Frontit Europian, nëse nuk do të jetë ilirja, në rastin më të keq do të jetë Iliri, Musa, cili do që ata e vlerësojnë. Kanë mjaftë hapësirë për ta vazhduar këtë idenë që mos të vjen në rend të ditës ligji për branitellat. Më tepër është një keqpërdorim i situatës”, tha Izet Mexhiti.

Por nëse kalon ligji për branitellat. Mexhiti tha se nuk çuditet edhe nëse kalon, pasi sipas tij, ka kaluar 3-4 herë të tjera.

“Nuk na çudit ajo se në të kaluar ai ligj ka kaluar 3-4 herë pikërisht nga këto akterë politik mirëpo nuk dua ta besojë atë, më tepër është përfitime të ulëta politike për të krijuar kauzë të rrejshme”, tha Mexhiti.