Maqedoni

Mexhiti për Alsat: Nuk e votojmë qeverinë, nuk do e lusim më Ali Ahmetin… (Video)

Në një deklaratë për Alsat M, të transmetuar në edicionin e lajmeve të orës 16, nenkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti ka ashpërsuar si duket tonin edhe në adresë të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti.
Ai mes tjerash është shprehur se Grupi i Zjarrit “nuk do e lusë më kryetarin Ali Ahmeti” për shkarkimin e Artan Grubit duke e porositur që nëse Ahmeti i ka ndonjë borxh Grubit lenta afrojë edhe më afër.
Mexhiti poashtu ka paralajmëruar se tre deputetë të Grupit të Zjarrit nuk do e përkrahin shumicën e re parlamentare.
Deklaratën e plotë të Mexhitit mund ta përcillini në këtë Link: ALSAT LAJME