BallinaMaqedoni

Mexhiti paralajmëron shënim institucional të 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, reagon Ademi i BDI-së

Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti paralajmëron shënim institucional të 23 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Mexhiti në rrjetet sociale ka shpërnda logon e manifestimit të 23 vjetorit, shkruan portali lideri.mk, duke konfirmuar edhe një herë se ai është përgjegjës për Marreveshjen e Ohrit, e jo Ivan Stoilkoviqi, siç akuzon opozita.

“Nuk është faktor Stoilkoviqi, sepse ka vendim në qeveri që koordinator për Marrëveshjen e Ohrit do jem unë dhe është në patronazhin tonë. Ne do tiu njoftojmë për të gjitha aktivitetet rreth respektimit të frymës së Marrëveshjes së Ohrit. Dikush po mundohet me lajmet të rreme të krijoj tema, por nuk mund ta hedhin nën hije vizitën e kryeministrit shqiptarë në Maqedon dhe të mirat që do pasojnë për qytetarët e të dyja vendeve”, u shpreh Mexhiti, transmeton Lideri.mk, ditën kur Shkupin e vizitoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkohë Arbër Ademinga BDI ka reaguar ashpër duke thënë se Qeveria aktuale, qe e quan “monoetnike”, nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Arbër Ademi nga BDI tha për VLEN-in se, janë humbës të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale dhe shtoi se, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit, si e quan ai, putinistit Ivan Stoillkoviq. Ademi tha se Qeveria aktuale nuk ka legjitimitet për organizimin e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, ndërkohë që tha se, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogëluar mjetet për shënimin e përvjetorit të MO.

“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, pa legjitimitet nga votuesit, si vazal të VMRO-së, në rolin e vazalit dhe nënvlerësuesit të shqiptarëve, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq, ashtu siç i dorëzuan shqiptarët te Vuçiqi dhe Putini.
Rrjedhimisht, kjo Qeveri monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Gjithashtu edhe mjetet për shënimin e përvjetorit për Marrëveshjen e Ohrit, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogluar, siç i ka zvogëluae për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, tha Arbër Ademi.