Maqedoni

Mexhiti: Osmani shtëpinë ndërsa Grubi me vëllezërit banesat i kanë ndërtuar dhe zgjëruar në menyrë të egër

Mbrëmë në emisionin Click Plus në TV21, Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, mes tjerash për herë të parë bëri të ditur se sikur shumë qytetarë të tjerë, edhe funksionarë të BDI-së, konkretisht kandidati për president Bujar Osmani dhe zv. Kryeministri Artan Grubi kanë ndërtuar objekte të egra apo pa leje dhe të njejtat më vonë i kamë legalizuar.

“Sonte për herë të parë po ua them se edhe kandidati për President Bujar Osmani shtëpinë e ka të ndërtuar në mënyrë të egër, dhe unë si kryetar komune ia kam legalizuar atij si edhe shumë qytetarëve tjerë, pra në vend se të paguaj taksa komunale 110 euro për m2, ka paguar 1 euro, dmth vetë ai ka ndërtuar shtëpi të egër.
“Artani dhe vëllezërit e tij kanë ndërtuar shtesë të banesave, në Çair, pothuajse gjysmën e ndërtesës e kanë të ndërtuar në menyrë të egër dhe të njejtat janë legalizuar.”