BallinaMaqedoni

Mexhiti në SHBA takon kongresmenin republikan Robert Aderholt

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti në SHBA ka takuar kongresmenin nga Aabama, Robert Aderholt me të cilin diskutoi për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut si dhe raportet bilaterale mes dy shteteve, shkruan Top24

Ishte një nder i veçantë ta takoja në ShBA kongresmenin republikan nga Alabama, Robert Aderholt. Në një ambient miqësor, biseduam për shumë tema, secila më e rëndësishme se tjetra për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe raporteve tona bilaterale.
U pajtuam që forcimi e thellimi i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të jetë kryeprioritet i përbashkët. Gjatë bisedës e rikonfirmova qëndrimin tonë tanimë të njohur se integrimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë dhe se Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti rajonal.
Duke qenë aleati kryesor i ynë, partneriteti me ShBA-në është edhe strategjik, edhe vleror. Në një botë të trazuar, përkrahja e Amerikës është shtyllë e pazëvendësueshme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonië së Veriut. Prandaj, kongresmenin Aderholt e falënderova për ndihmën e vazhdueshme dhe mbipartiake të ShBA-së për vendin tonë.