Maqedoni

Mexhiti në “Al Jazeera”: Në Maqedoni po zhvillohet betejë mes Procesit të Berlinit kundër Sorosit dhe Open Ballkanit, mes Kurtit dhe Ramës (Video)

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti mendon se përkrahja nga kryeministri Albin Kurti mind t’i sjellë fitore opozitës shqiptare kundër BDI-së.

Në një intervistë për Al Jazeer Balkans, Mexhiti vlerëson se në Maqedoni po zhvillohet betejë mes Procesit të Berlinit kundër Sorosit dhe Open Ballkanit, resepktivisht Albin Kurti kundër Edi Ramës, transmeton portali Lideri.mk.

“Pas gati dy dekadash aktivitet politik në Bashkimin Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti për shkak të mosmarrëveshjeve brenda partisë u largua nga partia dhe formoi Lëvizjen Demokratike. Ai u bashkua me Besën dhe Alternativën, ndaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dalin së bashku me emrin Lëvizja Evropiane për Ndryshim. Mexhiti beson se pas dy dekadash dominimi të BDI-së, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë një alternativë të re në zgjedhjet e 8 majit. Ky politikan, i cili udhëhoqi komunën e Çairit në Shkup për tre mandate dhe aktualisht është deputet në Kuvend, mbështetet në autoritetin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili u rreshtua pas opozitës shqiptare në mobilizimin e votuesve”, thuhet mes tjerash, siç transmeton lideri.mk, në komentin e Al Jazeera.

Intervista e plotë e Mexhitit në Al Jazeera do të transmetohet ditën e hënë në ora 21 e 30 minuta./Lideri