Maqedoni

Mexhiti: Më vjen keq në çfarë derexhe ka ra Ali Ahmeti me mend e Artan Grubit

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se e njeh mirë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe i vjen keq se “në çfarë derexhe ka ardhur me mend e Artan Grubit”.

“Që tash e them unë që BDI është në histori. BDI është e sigurt që shkon në opozitë. BDI-s i ka skaduar afati, BDI-në nuk e qojmë ne në opozitë por populli shqiptar. Me këto njerëz që është i rrethuar nuk e di sa do mbijetoj, tre muaj apo gjashtë muaj nuk mbijeton në opozitë. Ngase këto që e kanë rrethuar të parët do ta braktisin”, tha Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se arsyet se përse nuk është fituar BDI më herët është për shkak se ajo çdoherë ka qenë e sulmuar në ato elemente që ka qenë më e fuqishme, siç janë themelet kombëtare.