Maqedoni

Mexhiti: Kemi siguruar shirita për matjen e sheqerit, zgjidhim problemet e trashëguara

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ndau në faqen e tij në Facebook informacionin se ai ka kapërcyer përfundimisht problemin e trashëguar me blerjen e shiritave matës të sheqerit dhe se diabetikët do të jenë në gjendje t ‘i blejnë ato në farmaci brenda javës së ardhshme.

Ai theksoi se po bëhet çdo përpjekje që sensorët e diabetit të mbërrijnë sa më shpejtë të jetë e mundur. Me ta, thotë ministri, fëmijët për herë të parë, do të jenë në gjendje të matin sheqerin në gjak pa dhimbje dhe premtoi se nuk do të ketë vonesa në furnizimin me ilaçe gjatë mandatit të tij.

“Ne zgjidhim problemet e trashëguara sepse pacientët për mua kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë në vend të parë Zgjidhim problemin e trashëguar të mungesës së shiritave matës të sheqerit në gjak. Një sasi e mjaftueshme lentësh për të përmbushur nevojat e diabetikëve, tashmë është rrugës për në vendin tonë, dhe brenda javës së ardhshme ato do të jenë në dispozicion edhe në farmacitë. Gjithashtu po bëjmë çdo përpjekje, që sa më shpejtë të mbërrijnë edhe sensorët për diabetikë që për herë të parë do të jenë në gjendje të përdoren nga fëmijët për matjen e sheqerit pa dhimbje. Me këtë do të përmbushim një nga kërkesat më të rëndësishme të diabetikëve. Falënderoj pacinetët për durimin dhe më vjen keq për situatën e krijuar si pasojë e mosveprimit dhe neglizhencës së Bekim Salit. Siç kam premtuar, për sa kohë që unë do të jem ministër, nuk do të ketë vonesa në barnat e ofruara nga Ministria e Shëndetësisë ”, ka shkruar ministri Fatmir Mexhiti. /KlanMacedonia/