Mexhiti: Ja si bashkëpunoi Artan Grubi me nëntokën serbe dhe bullgare
Zv.kryeminstri i parë, Izet Mexhiti, ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së lidhur se koalicionit VLEN i shërben verbërisht industrisë së bixhozit dhe se Taravari e Mexhiti janë në shërbim të plotë të monopolit.
“Luftën me nëntokën e Bullgarisë dhe Sërbisë të instaluar thellë në industrinë e lojërave të fatit nga Artan Grubi dhe piunët e tij, nuk mund ta ndalojnë me akuza të paqëna e me shpifje.
Dirigjenti Grubi, përmes hallexhiut Kreshnik Bekteshi, sot paraqiti disa gënjeshtra dhe bëri akuza qesharake, të cilat tani do ti shërbejnë si një autogol. I mësuar me keqpërdorime e intriga, croupier-i i ruletit të Llotarisë mendon se gënjeshtrat që i publikon përmes portaleve të tij populli do t’i besojë”, thekson në reagimin e tij Mexhiti.
“Po ua prezantoj kontratën e nënshkruar ndërmjet Llotarisë shtetërore dhe kompanisë së nëntokës bullgare Megaëin: në të qëndron nënshkrimi i joker-it të Artanit- pra, Përparim Bajrami! Me këtë kontratë pra, pikërisht Përparim Bajrami ka themeluar ortakllëk bullgar në Megaëin.
E kuptoj shqetësimin tuaj: këto pazare të pista po shkojnë në histori, e bashkë me to edhe provizionet e majme ishit mësuar t’i merrnit si shpërblim për shkatërrimin e rinisë tonë me bixhoz e kumar.
Për fund: nga viti 2017 deri në vitin 2024 janë ndërruar disa qeveri: herë ka qeverisur VMRO-ja e herë LSDM-ja. Vetëm BDI-ja ka qenë konstantë nëpër të gjitha qeveritë. Pra, BDI e Artan Grubit dhe Përparim Bajramit ka bërë marrëveshje me mafinë e bixhozit, dhe jo vetëm që nuk e ka ndaluar, por e ka fuqizuar edhe më shumë kumarin në shoqërinë tonë.
Prandaj, kur flisni për mafinë e bixhozit që na e instaluat në shoqëri e në mendësi, përgjegjësinë morale kërkojeni në mesin tuaj. E përgjegjësia penale do të vijë shumë shpejtë”, mbyllet reagim i Mexhitit.