May 6, 2024
Maqedoni

Me veturën me targa të Kosovës transportonte emigrantë, arrestohet i riu nga Shkupi

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:00, në një hotel në afërsi të Gjevgjelisë është arrestuar 21-vjeçari A.M. nga Shkupi, përcjell TV21. Policia njofton se i njëjti është kapur duke transportuar emigrantë në afërsi të fshatit Bogorodicë, me një veturë të tipit “Audi”, me targa të Kosovës.

“U dha shenjë të të ndalonte. Ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen në autostradën A1 në drejtim Gjevgjeli – Shkup dhe i ka zbritur emigrantët në afërsi të tunelit “Javorica”. Pas kësaj është kthyer në autostradën A1 në drejtim Shkup – Gjevgjeli, dhe në orën 21.00 është ndaluar dhe privuar nga liria. Pas kërkimeve, në terren janë gjetur katër emigrantë nga Siria”, thonë nga MPB, duke shtuar se për rastin tashmë është njoftuar edhe Prokuroria./tv21.tv