Mexhiti i reagon Osmanit: Mund ta shtjelloj në detaje MO-në! Në atë kohë bëje karrierë si kirurg, kurse unë bllokoja udhëkryqe dhe protestoja
Lideri i Lëvizjes Demokratike – VLEN, Izet Mexhiti ka reaguar ndaj deklaratës së Bujar Osmanit të BDI-së – Fronti Europian për shumisën prej badenterit – e cila sipas tij është kusht për formimin e Qeverisë, transmeton TV21.
Mexhiti, ka ndaluar në pjesën kur Osmani përmend Marrëveshjen e Ohrit, duke u arsyetuar se kushti i Frontit Europian ka dalë nga aty.
Mexhiti ia ka kujtuar Osmanit periudhën kur është hartuar Marrëveshja e Ohrit, duke i thënë se në atë kohë ai bënte karrierë prej kirugu kurse ai ka bllokuar rrugë dhe ka protestuar.
“E nëse z. Osmani mendon se duhet t’ia shtjelloj në detaje Marrëveshjen e Majit, jam i gatshëm që edhe këtë ta bëj në çdo kohë. Për dallim prej tij, i cili në atë kohë bënte karrierë si kirurg, unë kam bllokuar udhëkryqet, kam protestuar, dhe jam përplasur me politikanin e tij të preferuar të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.
Por, nëse Bujari mendon se është njësoj të negociosh të drejtat e shqiptarëve dhe lirinë e Gruevskit, kjo flet për derexhen ku është katandisur BDI dhe për këtë ilaçi i vetëm është vota e shqiptarëve për opozitën me 8 maj.
Qeveria e ardhshme reformuese me mandat të plotë 4 vjeçar do të jetë stabile me mbi 70 deputetë, me shumicë të badinterit, pa BDI dhe pa Levica e Desnica”, shkroi Mexhiti në rrjetin social “Facebook”.