Maqedoni

Mexhiti: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat!

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti përmes një porosie në rrjetet sociale ka shkruar se hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non- gratat!

“Mos e njollosni hapësirën shqiptare me vulën e korrupsionit duke e implikuar në fshehjen e të akuzuarve për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Hapësira shqiptare është hapësira që na bën krenarë e dinjitozë, dhe meriton të ngelet e tillë.

Personat non-grata nga lista e zezë amerikane nuk guxojnë t’i bëjnë shtetet shqiptare pengje të drejtësisë dhe t’i implikojnë në keqpërdorimet e tyre. Ky është turp për politikën dhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut”, ka nënvizuar Mexhiti.(INA)