Mexhiti: Disa individë kanë ikur nga Fronti Europian, janë në komunikim me Mickoskin
-Duke e pasur parasysh se cili do të jetë grupi parlamentar, në moshë të shtyer, të ngarkuar me skandale korruptive, fatkeqësisht nuk dinë ta luajnë as rolin e opozitës, këtë e tha sot Izet Mexhiti nga VLEN për Frontin Europia, përcjell TV21. Mexhiti tha se nuk shpreson që Fronti Europian do të mbetet i bashkuar, ndërsa theksoi se eksponentë të FE-së tashmë po kontaktojnë me Mickoskin.
“Nuk e di çka do të mbetet prej Frontit, sepse ende pa shkuar ne të takohemi me Mickoskin, disa individë të Frontit Europian i kanë ikur Aliut janë në komunikim të përditshëm me Mickoskin. Disa eksponentë e kanë thënë edhe publikisht, siç është z.Thaçi, komunitetet e vogla, kështu që nuk e di se çka do të mbetet prej Frontit”, tha mes tjerash Mexhiti./tv21.tv