Mexhiti a do të jetë ministër i brendshëm në Qeverinë e ardhshme, nuk e mohon?! (VIDEO)
Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti sot në takimet e zhvilluara me qytetarë është pyetur për retorikën e fundit të VMRO-DPMEN-së, zërat për Qeverinë dhe ai a do të jetë ministër i brendshëm në Qeverinë e ardhshme ashtu siç u përmend.
Lidhur me pyetjen e fundit, Mexhiti u përgjigj se “do të flasim ditëve në vijim”. Kryetari i LD-së një gjë të tillë nuk e mohoi, ndërsa se ai do të jetë i pari i policisë ka publikuar ditë më parë portali “Nacionale” në Kosovë.
Mexhiti bashkë me kandidatët e tjerë për deputetë ka vizituar disa parqe në qytet, nga ku ka takuar qytetarë, të cilët kanë dalur në piknik për të festuar festën e 1 Majit.
Mexhiti tha se do të angazhohen fuqishëm për të ndalur migrimin e të rinjëve dhe do të krijojnë kushte që ata siç tha, të mbetën këtu dhe të punojnë në vendin e tyre. Ai gjithashtu tha se do të punojnë fuqishëm me sindikatat, që të përkujdesën për të drejtat e punëtorëve.
“Fuqishëm do të punojmë me sindikatat për të drejtat e punotërëve dhe poashtu në programin tonë kemi paraparë të rritet edhe rroga, për shkakë se në 10 pikat e çdo ankete është standardi jetësorë, rroga, kushtet e jetesës, prandaj edhe kemi paraparë që rroga të shkon në 800 euro”, deklaroi Mexhiti. (INA)