September 20, 2024
Maqedoni

Mexhiti: “10 vite pacientët operohen me vegla të ndryshkura”

Një deklaratë shokuese ka bërë Ministri i Shëpndetësisë Fatmir Mexhiti në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin. Mexhiti ka theksuar se në spitalet e vendit bëhen operacione me vegla të vjetra e të ndryshkura, përcjell KlanM.

“po ashtu është operuar zonja gazetare. 10 vite është operuar ashtu. Edhe unë habitem. Me kemi porositur menjëherë. Absolutisht, punohet me mjete të ndryshkura dhe unë ndjej keqardhje për këtë. Më besoni. nëse ne fillojmë tani të çojmë inspeksione nëpër të gjitha këto spitale, besoni se gjysmat e spitaleve në Maqedoni nuk i plotësojnë kushtet për të qenë spitale. Ato duhet të mbyllen”, deklaroi Fatmir Mexhiti.

Mexhiti tha se këtë problematikë e ka ngritur edhe në qeveri dhe ka marrë masa të menjëhershme, por ka vonesa për shkak të procedurave./KlanMacedonia