Meta uron Mexhitin në njëvjetorin e LD-së: Shqiptarët mbeten garantë të rrugës euroatlantike të Maqedonisë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta uroi Izet Mexhitin në lidhje telefonike për njëvjetorin e LDS-së.
“Kënaqësi të uroja sot nëpërmjet një lidhje telefonike Kryetarin e Lëvizjes Demokratike të Maqedonisë së Veriut, z.Izet Mexhiti me rastin e 1-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Demokratike si një alternativë për ndryshim”, deklaroi Meta duke njoftuar për bisedën e realizuar me Mexhitin.
Me këtë rast Meta ka uruar Mexhiti edhe për suksesin në zgjedhjet e fundit dhe detyrat e larta të ZëvendësKryeministrit të Parë dhe Ministrit të Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
“Shqiptarët mbeten garantë të rrugës euroatlantike dhe europiane të Maqedonisë së Veriut”, theksoi Meta.