Shqipëri

Meta: Në Shqipëri për herë të parë burgoset politikisht një eurodeputet, ndërsa lideri i PD është i izoluar politik

Në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka vënë në pah gjendjen e rëndë politike në Shqipëri, si pasojë e drejtësisë së dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se Në Shqipëri për herë të parë burgoset politikisht një eurodeputet, ndërsa lideri i PD është i izoluar politik.

Ka një ndërlidhje të qartë mes regjimeve hibride dhe kërcënimit që ato përbëjnë në mjedisin e sigurisë.

Për shembull, mjafton të shohësh raportet e OSBE/ODIHR për të identifikuar qartë se Shqipëria dhe Serbia kanë probleme madhore me zgjedhjet dhe me kufizimin ekstrem të hapësirave për opozitën dhe lirinë e shprehjes.

Në Shqipëri sot vazhdon të vuajë burgun politik për herë të parë një eurodeputet i sapozgjedhur, z.Fredi Beleri.

Vetëm pse ishte kandidat i opozitës në zgjedhjet e fundit në Bashkinë e Himarës, ai u rrëmbye nga policia dy netë para zgjedhjeve dhe përsëri fitoi.

U bë një vit që i është pamundësuar betimi në respekt të zgjedhësve që është një procedurë shumë e rëndomtë burokratike.

Kjo ndodh sepse ai kishte denoncuar zaptimin e pronave të komunitetit nga klientë pranë Kryeministrit për të ndërtuar resorte me qëllim pastrimin e parave.

Ndërkohë Elmar Brok një politikan shumë i njohur nga të gjithë ju dhe në BE vendosi që për ditëlindjen e tij të vizitonte shtëpinë e liderit historik të Partisë Demokratike, Profesor Sali Berishës, i cili në mënyrë antikushtetuese mbahet i izoluar politikisht për t’i pamundësuar përmbushjen e detyrimeve të tij si deputet dhe si lider.

Ish presidenti Meta, njëheri kryetar i Partisë së Lirisë është prononcuar edhe pas përfundimit të Forumit.

“I nderuar të organizoja sonte në Tiranë, nën kujdesin e veçantë, Forumin Rajonal për një çështje tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendeve tona: “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”.
Në fjalën time theksova ndër të tjera se nuk është për t’u habitur se si mbyllja e syve ndaj kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga autokratët, në këmbim të gjoja “stabilitetit”, prodhon efekte të kundërta.
Autokratët risollën në tryezën politike europiane përmes lobimeve të dyshimta propozimin për ndryshimin e kufijve, zhvendosën vëmendjen nga procesi i anëtarësimit në BE tek krijimi i “Ballkanit të Hapur”, ku influencat europiane dhe jo-europiane përzihen dhe përplasen me kosto të lartë për vetë rajonin, për Europën dhe për NATO-n.
Sot, edhe më shumë se dje, nevojitet rikthim urgjent në shinat e politikës së jashtme klasike, dhe jo eksperimentale apo në formatin e “biznesit për paqe”.
Nevojitet njohja e realiteteve, rikthim në shtyllat e parimeve dhe forcim i kushtëzimit”, ka shkruar Meta.