Mësuesja Rabije Etemi-Saliu mburrje e krenari për familjen e Kombin!
Me shumë mburrje e krenari ua prezentoj njërën nga mësueset e parë të familjes dhe rajonit të Likovës, Rabije Etemi-Saliu vajzë e lindur në lagjën Gavella të fshatit Allashecë, po jo vetëm në Allashec, por edhe me gjere, që me vetë iniciativë, e inspiruarë nga mësuesja Regaibe, e mbështetur nga babai i saj mësuesi Sulejman Etemi, ku kishte kryer shkollën fillore ” Dituria” në Likovë.
Me të mbaruarit tetëvjeçaren, ja mësyen shkollës normale të mësuesisë në Shkup, në vitin 1966, ku me sukses të shkëlqyeshëm mbaroi më 1970.
Nevoja e madhe për kuadro shqip të mësuesëve, me të mbaruarit shkollën e mësuesisë, u punësuan si mësuese në vitin shkollor 1970/71, ku njëherit ishte ndër mësueset e para vendase në Likovë.
Vlen të theksohet, se përkundër botëkuptimeve të vjetra dhe kundërshtive të asaj kohe, ky veprim i kësaj pishtare solli një thyerje të akullit edhe për shumë e shumë vajza tjera nga Likova po edhe të lagjes Gavella Allashec për të vazhduar shkollimin.
Jo më kot thuhej se lagja Gavella nga Allasheca ishte kampion në numrin e vajzave të shkolluar në rajon, dhe ate në profile të ndryshme si motra medicinale, administratore e profile tjera (me siguri se në monografinë për Allashecën do të përmenden të gjita afër 23 vajza të shkolluara atyre viteve).
Rabije Etemi, shkollimin pastajë e vazhdoi me korespodencë dhe u diplomua në SHLP, grupi klasor në Gjilan më 1979, e ku viteve 80-ta mbaroi edhe Fakultetin Pedagogjikë në Shkup më 1986.
Kemi kënaqësinë ta ndajmë me ju një foto të “dallëndyshes” të para nga lagja e Gavellës Allashec
Mësuesja Rabija Etemi-Saliu, e pensionuar me merita të mëdha, pas shumë e shumë vitesh që dha kontribut në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave nxënësish.
(Etem Xheladini)