Sport

Messi ia dedikoi “Topin e Artë” mentorit të tij

Lionel Messi fitoi Topin e Artë, të tetin në karrierën e tij dhe ia dedikoi atë legjendës së Argjentinës dhe Napolit, Diego Armando Maradona, në atë që do të ishte ditëlindja e tij.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain mposhti konkurrencën e dyshes Erling Braut Haaland dhe Kylian Mbappé për trofeun më të çmuar në nivel personal.
Kjo ishte kryesisht falë suksesit të tij me Argjentinën në Kupën e Botës 2022, duke sjellë trofeun në shtëpi për herë të parë që nga skuadra e Maradonës në 1986.

Rastisi që të ishte ditëlindja e 63 -të e Maradonës dhe Messi ia kushtoi Topin e Artë mentorit të tij.
Maradona u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare në nëntor 2020.