Mërgimtari nga Maqedonia që humbi jetën në Zvicër është vetëm 26 vjeç
I ndjeri është shtetas 26 vjeçar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Policia Kantonale e Bernës ka hapur një hetim për rrethanat e aksidentit nën drejtimin e Prokurorisë Publike Rajonale Bern-Mitteland.
Një aksident tragjik ndodhi në Zvicër pasi një burrë nga Maqedonia u mbyt gjatë notimit. Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 15:00, pasi burri, së bashku me një mik të tij, vendosën të notonin në lumin e njohur Aare pranë Bernit.
Sipas mediave, dy persona hynë në ujë në zonën e restorantit “Fahribeizli”. Për arsye të panjohura, njëri prej tyre pati probleme dhe përfundoi pa jetë në lumin Aare, njoftoi policia.
Pavarësisht përpjekjeve të urgjencës dhe masave të ndërmarra për shpëtim, ai ndërroi jetë pak kohë më vonë.
Është hapur një hetim për aksidentin nën drejtimin e Prokurorisë Publike Rajonale në Bern-Mittelland.