May 19, 2024
Maqedoni

Mërgimtari nga Kërçova ndan 25 bursa në mbështetje të nxënësve dhe studentëve

🎓🌟 Mbështetje për edukim, inspirim dhe punë për të ardhmen! 🌟🎓

Pronari i Swiss Ranch, njëkohësisht pronar edhe i Restorantit Dardania, Kastriot Iseini, ka vazhduar me krenari traditën e mbështetjes së rinisë në rrugën e tyre drejt suksesit.

Në vitet e kaluara, ai ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në arsimin lokal duke shpërndarë bursa dhe çmime për nxënësit dhe studentët edhe atë:

• Në vitin 2022, Dardania shpërndau 12 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita”.

• Në vitin 2023 Dardania shpërndau 14 bursa dhe 4 çmime nga 500€ për nxënësit e gjeneratës në SHMK “Drita”.

Mërgimtari thotë se qëllimi I tyre për këtë vit është ambicioz: “dëshirojmë që me anë të dy subjekteve të arrimë të ofrojmë 25 bursa për nxënës dhe studentë të kompanive tona”.

🌟📚 /kercova.net