Maqedoni

Mërgimtari në Zvicër Gadaf Muarremi zgjedhet anëtar i Kryesisë së Levizjes Besa

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po qëndron për vizitë në Zvicër, ku po zhvillon takime me strukturat e partisë dhe me mërgatën shqiptare. Gjithashtu, sot dega e Lëvizjes BESA – Zvicër, ka mbajtur mbledhjen e saj dhe me vota unanime vendosën që Gadaf Muharremin i cili punon dhe vepron në Zvicër, të zgjidhet anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA.

Para të pranishmëve, kryetari Bilall Kasami përshëndeti gadishmërinë e Gadafit për të kontribuar në Lëvizje dhe për t’i dhënë shtytje ndryshimit tek shqiptarët që po e presin tash më dy dekada.

Kryetari Bilall Kasami dhe Lëvizja BESA çdoherë mërgatës i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë, duke i konsideruar si promotorin kryesorë të shoqërisë edhe pse ata jetojnë larg vendlindjes së tyre.