Menaxheri nga Dibra për një ditë fiton miliona euro, shiti një lojtar nga Napoli në PSG
Napoli edhe zyrtarisht ka kompletuar shitjen e Khvicha Kvaratskhelias tek Paris Saint-Germaini për shumën e 70 milionë eurove. E për këtë shitje të Khvicha Kvaratskhelias tek PSG një angazhim i jashtëzakonshëm ka qenë i menxherit shqiptar Shkumbin Qormemeti i cili ka negociuar transferimin.
Reprezentuesi gjeorgjian kaloi testet mjekësore dhe nënshkroi një kontratë për katër vite e gjysmë deri në qershor të 2029, e cila besohet se është e vlefshme prej 9 milionë eurosh në sezon.
Siç transmeton portali Lideri.mk, Supozohet se për këtë shitje Qormemeti ka fituar mbi 1 milion euro si provizion./Lideri.mk