Memeti nuk paraqitet në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik
Memeti nuk paraqitet në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik
Memeti nuk paraqitet në seancën e Këshillit të Prokurorëve Publik
Ixhet Memeti, anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë i cili aktualisht është nën masat e sigurimit nën dyshimin se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm, sot nuk u paraqit në seancën e Këshillit. Memeti është i dyshuari i dytë në hetimin për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm në të cilin është i përfshirë edhe gjyqtari suprem Nake Georgiev.
Siç ka bërë të ditur kryetarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Dushica Dimitrieska, Memeti ka njoftuar pak para fillimit se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.
“Menjëherë para seancës më njoftoi se nuk do të jetë i pranishëm dhe është i mendimit që të tërhiqet nga pozita e nënkryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë”, tha Dimitrieska.
Në një deklaratë për media pas përcaktimit të masave të kujdesit javën e kaluar, i dyshuari Memeti para Penales tha se është në interesin e të gjithëve që procedura të përfundojë sa më shpejt.