Maqedoni

Mehmeti: BDI-ja u forcua financiarisht nga paratë deri 5 mijë euro që rinia i jepte për një vend pune

Aleanca për Shqiptarët ka potencial më të mirë kuadrosh se BDI-ja, ka thënë ai për të përjavshmen Focus, duke theksuar se epërsia financiare e BDI-së i ka mundësuar të bëhen të paprekshme.

Konflikti ushtarak në vitin 2001 ishte në njëfarë mënyre udhëkryq në skenën politike shqiptare në Maqedoni, thotë gazetari dhe analisti Semi Mehmeti, i cili për të përjavshmen Focus analizon fenomenin BDI, e cila ka 20 vjet që fiton, ndërsa disa nga rivalët e saj zhduken nga skena politike.

— Figura drejtuese e PPD-së me potencial intelek-tual të respektuar donin të rreshtoheshin pas Ali Ahmetit dhe ta ndihmonin që të depërtonte më me sukses në skenën politike. Mendoj se këtu kanë bërë një vlerësim të gabuar, sepse BDI-së dhe Ahmetit kishin nevojë më shumë për ndjekës besnikë se sa për politikanë intelektualë. Kështu e humbën partinë”, ka thënë Mehmeti.
Fitorja e zgjedhjeve të BDI-së në vitin 2002, thekson ai, u pasua nga periudha e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila ndër të tjera parashikonte punësime masiv të shqiptarëve nëpër institucione.
BDI-ja e shfrytëzoi këtë dhe përmes punësimeve masive nga njëra anë formoi një strukturë politike besnike deri në fanatizëm dhe, nga ana tjetër përforcimin financiar, sepse kishte një numër të madh të rinjve shqiptarë që ishin të gatshëm të paguanin 2, 3 apo 5 mijë euro për një vend pune— thotë Mehmeti.

Ai shton se avantazhin që e fitoi ndaj rivalëve në mandatin e viteve 2002-2006, BDI-ja më vonë vetëm e forcoi dhe e ngriti, sepse siç thotë ai, nuk ishin vetëm punësimet, por edhe tenderët, konkurset dhe përfitimet e tjera të ndryshme që mund t’i shfrytëzonte nga një parti në pushtet.

— BDI-ja e përdor me sukses atë epërsi financiare ndaj rivalëve të saj për të ndikuar në sferën mediatike, kështu që ka komoditetin kur duhet të prezantohet para publikut si UÇK, kur duhet të paraqitet si opsion i gjelbër dhe qytetar, kur ajo ka nevojë për të kërkuar kryeministër shqiptar — thotë Mehmeti.

Duke shtuar se BDI-ja fitoj simpatinë të gjyqtarëve edhe të prokurorëve.

Sa i përket PDSH-së, e cila doli si replike e PPD-së, ai tha se problemi më i madh për partinë ishte temperamenti i Menduh Thaçit. Sipas tij, ndarja e Besës dhe formimi i Altemativës është ende mister dhe Aleanca për Shqiptarët ka potencial më të mirë kuadrosh se BDI.