Kosovë

Mediat serbe: Beogradi nis tanke drejtë kufirit me Kosovën

Tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk ka të ndal. Mediat serbe raportojnë se ushtria serbe ka nisur edhe tanke drejtë kufirit me Kosovën.

Serbia gjatë së shtunës së 25 shtatorit ka dërguar në zonën pranë kufirit me Kosovës edhe disa njësi tankesh bëhet e ditur.

Portal ekstremist “Alo.rs” ka publikuar video të tankeve që shkojnë drejt Jarinjes.

Ndërsa disa prej televizioneve serbe kanë ndërprerë programin e tyre duke transmetuar live këto imazhe.

Serbia është duke provokuar situatën dhe duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me luftë.

Gjithashtu, të shtunën rreth mesditës avionët luftarak serb kanë shkelur zonën e sigurisë së NATO-s e cila shtrihet në një brez prej 25 km në afërsi të Kosovës.

Këto provokime janë të njëpasnjëshme.

Ndërsa të premten e 24 shtatorit në territorin e Kosovës kishin hy 3 helikopter serb të tipit “Mi-35”.