May 12, 2024
Maqedoni

Më shumë borë në Kodër të Diellit, më ftohtë në Shkup dhe Kumanovë

Më së shumti borë sot në mëngjes është matur në Kodër të Diellit, 25 centimetra, e më pas në Hanet e Mavrovës – pesë centimetra.

Më ftohtë ishte në Shkup-Petrovec, Tetovë, Berovë dhe Kumanovë me minus 3 gradë Celsius dhe në Shtip dhe Strumicë me minus dy gradë. Më ngrohtë ishte në Kodër të Diellit pesë gradë Celsiusë.