Maqedoni

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së shumti shi në Kriva Pallankë

Temperatura më e ulët prej -3 gradë Celsius në mëngjes është matur në Kodrën e Diellit. Vijojnë Llazaropole me -2 gradë, 0 në Hanet e Mavrovës, Krushevë, 3 në Tetovë, Pretor, Berovë, 4 në Kriva Pallankë, Ohër, Prilep, 5 në Shkup-Petrovec, Manastir, Vinicë, 6 në Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Kumanovë, Kavadar, 7 në Strumicë, 8 në Demir Kapi, Veles dhe 9 në Gjevgjeli dhe Dojran.

Gjatë 24 orëve të fundit deri në ora 7 në mëngjes më së shumti shi ka ra në Kriva Pallankë – 19 l/m2, pastaj 10 në Gjevgjeli, 8 në Hanet e Mavrovës, Llazaropole, Gjurishtë, 6 në Shtip, Strumicë, Kumanovë, 5 në Vinicë, 4 në Ohër, Berovë, 3 në Shkup-Petrovec, Dojran, 2 në Pretor, Veles dhe 1l/m2 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Prilep, Krushevë, Topollçan dhe Pozharan.

Në Kodrën e Diellit ka 2 cm borë.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima. Në zonat malore reshjet do të jenë të borës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri 15 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të arrijë deri 14 gradë.