Maqedoni

Me program të pasur artistik Ansambli Muzikor Tetovë, shënoi festat e nëntorit

Mbrëmë, Institucioni Nacional “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, në skenën e Qendrës për Kulturë në Tetovë, realizoi koncertin festiv “NËN TINGUJT E NËNTORIT”, me të cilin u shënuan datat historike të kombit shqiptar.

Përpara publikut intepretoi orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentëve Agona Çupi dhe Premtim Etemi, si dhe solistët e njohur: Besarta Murtazani, Jetmir Rexhepi, Leotrim Zejnulla, Diana Malollari Pajaziti dhe Betim Shabani.

Gjithashtu në këtë koncert si mysafir mori pjesë dhe u prezantua okteti koral “Iliricum” – Tetovë.

Në repertoarin artistik u luajtën vepra maestrale të kompozitorëve të njohur shqiptarë si Çesk Zadeja, Prenk Jakova, Lorenc Antoni, Avni Mula dhe shumë të tjerë.

Ky koncert u realizua për nder të festave më të mëdha të popullit shqiptar, 22 Nëntori – Dita e Alfabetit Shqip dhe 28 Nëntori – Dita e Flamurit.

“Institucioni Nacinal Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – Tetovë mbetet i përkushtuar në pasurimin e ofertës kulturore, promovimin dhe afirmimin e veçorive të gjuhës dhe alfabetit të shqiptarëve, por edhe të veçorive identitare të të gjitha komuniteteve që janë pjesë e pandashme e pasurisë gjuhësore dhe diversitetit kulturor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.” tha nëe deklaratën e tij për mediat UD drejtori i këtij institucioni Ardian Ismaili.

Projekti u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut